“E çfarë mund të arrinim më shumë“? Brdariç me këmbë në tokë: Dikush fluturonte dhe harronte nga e nisëm

Mbrëmjen e sotme është luajtur në “Air Albania“ finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Kupa këtë herë shkon në Shkodër, teksa kuqeblutë kanë mposhtur juglindorët me rezultatin minimal 1-0. Goli erdhi në minutën e 40, atëherë kur Da Silva tund rrjetën kundërshtare dhe e dërgon kështu Kupën e Shqipërisë në Shkodër. Në përfundim të takimit, vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli“ në “Supersport”.

Brdariç(Vllaznia): “Nuk ka rëndësi se në cili është kompeticioni. Tani jemi fitues të Kupës. Sot është diçka e veçantë. Jam krenar për të gjithë tifozët e Vllaznisë përreth meje. Momenti më i bukru në karrierën si trajner? Mos më pyet për diçka të tillë se do filloj të qaj. Në gjithë karrierën time është padyshim momenti më i bukur. Jam shumë i lumtur që po e sjell këtë trofe te Vllaznia, por nuk duhet të ndalemi këtu. Për momentin le të shijojmë këtë trofe.

Do flasim, kemi nisur një projekt të gjithë së bashku. Duam ta vazhdojmë këtë projekt por si fillim na duhet të bisedojmë. Të shohim si do të shkojë. Natyrisht ishte dhe vazhdon të jetë një aventurë. Duhet të jemi të kujdesshëm me objektivat që vendosim. E çfarë mund të fitonim më shumë se kaq? Ne e dimë që përpara se do të ketë ulje-ngritje. Por çështja është se si do i përballojmë këto ulje. Dikush fluturonte dhe harronte se nga e nisëm, e nisëm nga 0. Kjo na ka bërë të fortë, kemi ditur të menaxhojmë momentin kur nuk kemi qenë mirë në sezon. “.

Memelli (Skënderbeu): “Për nga natyra dhe profesioni më duhet të komplimentoj Vllazniën, ka bërë një sezon fantastik. Ne erdhën në këtë ndeshje si të barabartë. Këta janë lojtarë me shpirt të madh që e kanë fituar trofeun e tyre. Kjo e sotmja ishte mbyllja më e mirë që ata i bënë vetes së tyre, klubit dhe tifozëve. Sezonin e ardhshëm? Vendi i parë nuk arrihet, por do të jemi mes 5-6 më të mirave. E them me bindje, e vetmja skuadër që na ka mundur në dy fazat e dyta ka qenë Teuta, dhe ajo u shpall kampion. Të gjitha të tjerat janë ndalur ndaj nesh dhe kanë humbur kampionatin.“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *