E çfarë është e dashura përpara Ferrarit? Lecler bën zgjedhjen, reagimi: Më ka lënë!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Charles Leclerc i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me të dashurën napoletane, Giada Gianni. Ka qenë vetë kjo e fundit që ka dhënë lajmin përmes një postimi që ka bërë në “Instagram”.

“Charles më ka lënë, ai dëshiron që ti dedikohet Ferrarit”, ka shkruar Gianni. Me sa duket, Leclerc ka zgjedhur të vendosë karrierën mbi dashurinë, duke kërkuar kështu të arrijë majat në “Formula 1”, pasi talenti dhe zotësia nuk i mungojnë aspak.

Megjithëse vetëm 21 vjeç, francezi ka një përgjegjësi të madhe mbi supe, ku aktualisht garon për skuterinë legjendare të Ferrarit, si dhe të konkurojë me shokun e tij të ekipit, kampionin e botës, Vettel. Ndoshta e gjithë kjo ka bërë që Leclerc të sakrifikojë një pjesë të jetës së tij personale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *