Halili shpreson te thyerja e mallkimit ndaj Partizanit: Të jetë “Fair-Play”, do dalim me fitore

Presidenti Refik Halili ka shpresën se Tirana do të thyejë “mallkimin” ndaj Partizanit në ndeshjen e derbit. Takimi do të zhvillohet në orën 19:00 të ditës së dielë dhe pritet me interes të madh nga tifozët e Superiores.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, presidenti i Tiranës ka theksuar se beson te lojtarët e tij, se do të triumfojnë ndaj Partizanit, për të dalë me një fitore nga kjo përballje në kampionatin shqiptar.

“Shpresojmë që të jetë një ndeshje fair-play dhe krahas kësaj besoj se do të dalim me fitore nga kjo ndeshje. Kam besim te futbollistët dhe mendojmë se do ta thyejmë trendin negativ që nuk fitojmë prej disa vitesh”, ka thënë Halili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online