“E bukura kundër bishës”! Atalanta “kërcënon” PSG-në, paraja nuk mund ta blejë edhe futbollin

0

Nga Klaudio Ndreca

Paraja mund të blejë gjithçka, por jo me patjetër edhe suksesin në futboll. Mes shumë limiteve e ka treguar edhe historia ku ekipet që kanë marrë investimet e sheikëve nuk kanë mbërritur dot deri në trofeun e “Champions League”.

Këtë herë është Atalanta që ka fituar dashurinë e të gjithë tifozëve në Europë që do të përballet ndaj PSG-së. E përcaktuar në pak fjalë do të jetë një përballje e tillë: “E bukura kundër bishës”. Nga njëra anë do të jetë surpriza mahnitëse e këtij sezoni në “Champions League” dhe Seria A, për t’u përballur me investimet marramëndëse të “bishës franceze”.

Kush do ta fitojë këtë përballje? Për këtë duhet të presim ende, por me sigurinë më të madhe mund të thuhet se pjesa dërrmuese e tifozëve në Europë do të mbështesin Atalantën për gjithçka ka dhuruar në këtë sezon. Me lojtarë që kanë mbërritur për shifra të ulëta, Gasperini ka ndërtuar ekipin për t’u pasur zili.

Me goleadë ka përfunduar edhe përballja ndaj Breshias në shifrat 6-2, ndërsa trajneri italian e ka treguar edhe njëherë logjikën që ka për futbollin dhe faktin se përse ndodhet kaq larg të tjerëve. “PSG? Kishim një besim të tepruar kur e kapëm këtë skuadër në short. Ata kanë Nejmarin dhe Mbapen, dy kampionë të vërtetë. Përdërisa kanë dy të tillë në skuadër kjo e tregon më së miri nivelin e tyre. Por nga ana tjetër ne nuk do të futemi aty për t’u mbrojtur gjithë kohën, pasi e dimë se ndeshje të tilla nuk do të përfundojnë kurrë 0-0. Kam nisur ta studiojë që tani PSG”, ka thënë Gasperini, duke sinjalizuar dhe “kërcënuar” francezët se do të kenë një Atalantë të pafrikësuar dhe që do të kërkojë të bëj futbollin e saj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.