“E bukura dhe e shëmtuara”! Elvis Plori thotë fjalën e fundit me videon ndaj Laçit: Sa e dua këtë lojë!

“E bukura dhe e shëmtuara”! Gjatë gjithë javës ishte vetëm kjo kryefjala në mediat sportive shqiptare. Zëvendës trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, do të etiketonte Teutën si ekipin që bën futbollin më të shëmtuar nga ekipet që pretendojnë titullin kampion. Pas këtyre fjalëve do të vinte edhe reagimi i trajnerit Martini dhe drejtorit Starova

Durrsakët u eliminuan në fazën gjysmëfinale të Kupës nga Skënderbeu, por Vllaznia shkoi më tej pasi mundi Laçin në shifrat 1-0. Plori ka thënë fjalën e fundit mbi këtë diskutim duke shkëputur një moment nga ndeshja kundër kurbinasve teksa lojtarët shkodranë kombinojnë mes saktësisë së madhe në pasime: “Prandaj e dua këtë lojë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *