E bujshme/ U përmbysën nga 0-2 në 3-2 nga Shpresat e Bushit, Rumania pëson aksident automobilistik në Shqipëri përpara largimit

Shqipëria U-21 arriti të fitonte me përmbysje kundër Rumanisë U-21. Teksa miqtë po kryesonin në shifrat 0-2, kuqezinjtë përmbysën gjithçka me Shpendin, Berishën dhe Pajazitin. Ferri i Rumanisë nuk u mbyll me kaq.

Rrugës për në aeroport, autobuzi i tyre është përplasur në një aksident automobilistik. Sipas njoftimeve që vijnë nga vetë pjesëtarët e Shpresave të Rumanisë, nuk ka pasur asnjë lëndim serioz.

Kishte disa makina të përfshira në aksident dhe në saj të frenimit të fortë që është bërë, ka pasur jo pak frikë te rumunët. Megjithatë në fund humbën vetëm kohën pasi e gjitha kjo i shkaktoi jo pak vonesë për në aeroport. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *