E bujshme/ Superiorja nuk është vitrinë pa vizitorë, Albion Marku shkon nga Laçi në Champions League

Albion Marku është një prej talenteve më të spikatur në elitën e futbollit shqiptar. Në krahun e djathtë ky futbollist ka dalluar së tepërmi me cilësinë e tij, jo vetëm për të thyer aksionet e kundërshtarëve, por njëkohësisht edhe duke ndihmuar sulmin. Për këtë arsye do të merrte edhe vendin e titullarit te Shqipëria U-21 duke u kthyer në pikën kyce edhe për Alban Bushin.

Megjithatë vendi i Markut ishte te Lokomotiva e Zagrebit duke u kthyer atje vetëm pak ditë më parë. Por sa gjatë do të qëndrojë? Jo edhe shumë! Së fundmi është media turke “Fanatik” e cila raporton se Beshiktashi ka pasur në monitorim Markun prej një kohe të konsiderueshme. Nga Superiorja për të përfunduar me kampionët e Turqisë në “Champions League”. Epo, edhe futbolli shqiptar nuk është më një vitrinë pa vizitorë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online