E BUJSHME | Sistemi VAR mbërrin në…. Kosovë

Besojeni ose jo, por Kosova po avancon shumë para Shqipërisë në futboll. Skuadra përfaqësuesja e dardanëve bëri një rrugëtim mbresëlënës në Ligën e Kombeve dhe tani të gjithë besojnë se Europiani për ta është i mundur, paçka se dihet që shkalla e vështirësisë do të jetë e madhe.

Një lajm i bujshëm vjen nga Kosova, teksa shumë shpejt dy impiantet “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe “Adem Jashari“ në Mitrovicë do të kenë dhomat për sistemin VAR. Është Eroll Salihu, sekretari i Federatës së futbollit të Kosovës, i cili e ka konfirmuar diçka të tillë.

Kjo risi në Kosovë pritet që të ndodhë shumë shpejt. Në këtë pikë duket se Kosova na e ka kaluar. Vështirë që sistemi VAR të përdoret në kampionat, por gjithsesi Kosova është një hap para Shqipërisë sa i përket takimit me teknologjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online