E bujshme/ Rivalët e Ronaldos i bëjnë ofertë zyrtare Mesit, 400 milionë euro në vit për ta sjellë në Arabinë Saudite

Rikthimi i rivalitetit Ronaldo-Mesi në Arabinë Saudite nuk është më thjesht një thashethem mediatik. I pagabueshmi i merkatos, Fabricio Romano, ka bërë me dije se kundërshtarët e Ronaldos, klubi i Al Hilalit, i ka bërë ofertë zyrtare Lionel Mesit. Arabët joshin argjentinasit me shifra stratosferike parash, teksa mësohet se i kanë ofruar 400 milionë euro në vit.

Por duket se pasuria nuk është prioriteti i sulmuesit të PSG-së në këtë pikë të karrierës. Dëshira e Mesit është të qendrojë në Europë, por nga ana tjetër ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën franceze, pasi dëshiron garanci sportive prej këtyre të fundit. Alternativë serioze për të ardhmen e kampionit të Botës është edhe Barcelona, që po pret dritën jeshile nga “fair play” financiar për të dërguar një ofertë zyrtare dhe për të çelur bisedimet mes palëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online