Video rrënqethëse nga Torino! Lukaku nuk kishte faj, tifozët e Juventusit imitonin tingujt e majmunëve për të provokuar belgun

Interi barazoi 1-1 me Juventusin në Torino me një gol nga pika e bardhë në minutën e fundit. Romelu Lukaku shënoi dhe u përjashtua nga gjyqtari Davide Massa për shkak të festimit.

Lukaku u ndie i fyer nga një pjesë e turmës për shkak të ngjyrës së tij. Pasi shënoi golin, belgu i bëri shenjë turmës që të hesht duke i përshëndetur.

Për shkak të kësaj lëvizjeje, belgu mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.

Skenat e filmuara nga tribuna janë vërtet të tmerrshme. Disa tifozë të Zonjës së Vjetër dëgjohen duke imituar tingujt e majmunëve nga tribuna dhe ndoshta për këtë ka reaguar Lukaku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online