E bujshme/ Redon Xhixha i kërkon Qarabag të largohet dhe të bashkohet me ish-sulmuesin e Skënderbeut, trajneri në Azerbajxhan nuk e lejon

Redon Xhixha pati një fillim sezoni fantastik te Qarabag. Por me kalimin e javëve ish-lojtari i Tiranës mbeti në hije dhe tani qëndron në stol, madje në shumë ndeshje nuk aktivizohet për asnjë minutë të vetme.

Për këtë arsye, sipas asaj që raportojnë mediat në Azerbajxhan, Xhixha ka shkuar te drejtuesit e klubit dhe i ka kërkuar që të largohet në merkaton e janarit, për të pasur më shumë minuta aktivizimi.

Po sipas mediave në atë vend, Ankaragucu është interesuar për të marrë Xhixhën. Kjo skuadër ndodhet në elitën e Turqisë dhe ylli i momenti te ky ekip është një tjetër ish-yll i Superiores, i Skënderbeut, Ali Soëe.

Megjithatë dëshira e Xhixhës nuk është do të plotësohet. Trajneri i Qarabag e ka mbajtur në skuadër dhe i ka thënë se duhet të luftojë ende për vendin e titullarit, të paktën deri në merkaton e verës. Këtë gjë trajneri i Qarabag e ka bërë të ditur edhe publikisht se nuk e lejon Xhixhën që të largohet, të paktën për momentin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *