“Grupi ynë është me nivelin më të lartë”! Trajneri i Spanjës e di që nuk luhet vetëm me Italinë dhe Kroacinë: Kujdes nga Shqipëria

 Shqipëria ka njohur rivalët në grupet e Europianit të Gjermanisë. Kuqezinjtë do të përballen me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Së fundmi ishte trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente, i cili ka folur në një intervistë për “Marca” edhe sa i përket kuqezinjëve.

“Një vit kalon shumë shpejt. Shumë gjëra ndodhën dhe, për fat, thuajse të gjitha ishin shumë të bukura. Grupi? Të gjithë rivalët deri në konkurrencën që kanë, niveli është shumë i lartë. Të gjitha grupet janë të vështira, komplekse, por ndoshta i yni është ai që ka një nivel më të lartë, kjo do të na bëjë të fokusuar që në momentin e parë.

Italinë dhe Kroacinë e njohim në mënyrë të përsosur. Dhe gjithashtu për Shqipërinë, një ekip shumë i rrezikshëm. Do të duhet të fillojmë fuqishëm sepse dy rivalët e parë janë Kroacia dhe Italia, por përvoja ime më thotë se në këto turne kush vjen më i përqendruar ka për të fituar shumë”, tha Luis De La Fuente. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online