VIDEO/ Skena të rralla! Trajneri i Benfikës hoqi nga loja futbollistin e preferuar, tifozët hakmerren dhe gjuajnë me sende trajnerin nga tribuna

Benfika bëri një hap të gabuar në javën e 13 të kampionatit duke barazuar me shifrat 1-1 ndaj Farenses. Vendasit ishin favorit absolut për ta fituar takimin, por në fund rezultati i marrë nuk ishte ai i duhuri.

Në minutën e 64 të takimit pati edhe një skenë të pazakontë. Trajneri i Benfikës, Roger Schmidt, bëri një zëvendësim të dyfishtë. Ai largoi nga fusha edhe Neves, i cili po kërkohet nga gjymsa e ekipeve të Europës.

Tifozëve të Benfikës nuk i pëlqeu aspak fakti që Neves u largua nga fusha dhe ata kanë hedhur menjëherë sende të ndryshme në drejtim të trajnerit të tyre, pasi e donin këtë lojtar në fushë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online