E bujshme/ Publikohet edhe foto nga takimi i Elton Marinit me Sindrit Gurin, sulmuesi është thuajse i Partizanit

Pak ditë më parë u publikua lajmi se Sindrit Guri është gati për t’iu bashkuar Partizanit. Sulmuesi kishte një marrëveshje paraprake të arritur me klubin kryeqytetas në Superiore. Palët kishin arritur të gjenin një dakortësi, ndërsa “Infosport” publikon një foto nga takimi i drejtorit sportiv të Partizanit me Sindrit Gurin.

Atje janë shpalosur më tej detajet e marrëveshjes, teksa thuhet se lojtari mund të konsiderohet i Partizanit. Elton Marini do të udhëtonte drejt Maqedonisë së Veriut për të biseduar sërish me Gurin. Por frika e vetme që ekziston në një dështim të mundshëm të këtij transferimi është paraqitja fantastike e Shkëndijës së Tetovës në Conference League. Nëse kuqezinjtë e Tetovës do të bënin historinë deri në fazën e grupeve, Guri mund të ketë një ndryshim të vendimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online