I tronditi te Interi kur u shfaq me kilet e tepërta në trup, Romelu Lukaku rikthehet me muskujt dhe në super formë

Romelu Lukaku u rikthye te Interi këtë verë ku mbërriti si huazim nga Chelsea. Pasi udhëhoqi Interin drejt titullit kampion të Serisë A në vitin 2021 me 24 gola në 36 ndeshje, pasoi një transferim prej 100 milionë eurosh te Chelsea. Pavarësisht fillimit premtues në Stamford Bridge, belgu nuk arriti të përshtatej, shumë shpejt doli jashtë planeve të trajnerit Thomas Tuchel dhe shënoi vetëm tetë gola në Premier League. Këtë verë u rikthye sërish në Giuseppe Meazza dhe është më i vendosur se kurrë për t’u rikthyer në nivelet më të larta.

Kur u shfaq, tronditi Interin me pamjen e tij pasi peshonte mbi 100 kilogramë dhe klubi e urdhëroi menjëherë të fillonte një dietë mesdhetare. Pak javë më vonë efekti u pa dhe Lukaku duket vërtet i pabesueshëm para fillimit të sezonit të ri. Gjatë një prej seancave stërvitore ai hoqi bluzen dhe muskujt i dolën në pah dhe duket fare qartë se nuk është më mbipeshë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online