E bujshme/ PAOK po “i digjte” vitet e karrierës, Ergys Kaçe në Kategorinë e Dytë të Gjermanisë

Nga Klaudio Ndreca

Kur Ergys Kaçe nuk kishte zgjedhur ende Kombëtaren që do të përfaqësonte mes Shqipërisë dhe Greqisë, në vendin helen cilësohej si talenti më i madh dhe i prespektivës. Pas zgjedhjes së kuqezinjëve dhe fotografimit me bluzën e UÇK-së, mesfushori do të vuante shumë edhe në karrierën futbollistike.

Papritur nuk do të ishte një lojtar i rëndësishëm i PAOK, ndërsa në ato vite janë përfolur edhe interesimet që vinin nga Seria A. Tashmë Kaçe ka mbërritur në moshën 27 vjeçare dhe të vetmet gjëra që numëron janë huazimet e shumta nga ekipi i PAOK, që asnjëherë nuk e ka vlerësuar për kontributin e tij.

Tashmë lojtari shqiptar do të ndërrojë “shtëpinë” për herë të parë, teksa do të provojë një aventurë të re në Gjermani. Menaxheri i tij, Nikos Kagioulis, ka folur për mediat greke duke u shprehur: “Ne jemi duke kërkuar ekipet që janë të interesuara për Kaçen dhe tashmë është lojtar i lirë, mund të flasim me të gjitha ato që dëshirojnë. Propozimet më të mira janë nga Kategoria e Dytë e Gjermanisë. Pasi të dëshmohen vlerat atje, së shpejti do të vi edhe hapi i madh për në Bundesliga”, u shpreh Kagioulis. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *