Emanuel Mensah do të kthehet sërish në Shqipëri, pas Partizanit mund të vishet fanella e Tiranës

Emanuel Mensah është bërë gati për të nisur një tjetër aventurë në Shqipëri. Një nga lojtarët kryesor në suksesin e Skënder Gegës te Partizani, ku do të shpallej kampion, provoi edhe një eksperiencë të shkurtër në Sllovaki.

Por sulmuesi 26-vjeçar do të kthehet në Superiore për të veshur një tjetër fanellë kryeqytetase. Këtë herë jo më të Partizanit, por me ngjyrat bardheblu. Sipas të gjitha gjasave do të jetë ky një ndër përforcimet e Tiranës gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa edhe vetë Mensah e kishte shprehur publikisht se do ta pranonte një mundësi të tillë. Lajmi konfirmohet nga “Fansat e futbollit shqiptar” që pohojnë vazhdimin e bisedimeve, me firmën në kontratë që mbetet çështje kohe. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online