E BUJSHME/ “Nuk do merrem me çdo lojtar që t’i ndërroj pelenat si fëmijë”, Levandovski shpërthen ndaj Kombëtares: Nuk kemi personalitet, stafi të mos fshihet

Polonia gjendet në një situatë kritike përpara ndeshjes me Shqipërinë. Levandovski ka shpërthyer në kritika për Kombëtaten e tij. Në një intervistë për “Meczyki.pl” dhe “Eleven Sports”, kapiteni i polakëve ka thënë se ekipi dhe stafi nuk ka personalitet. Levandovski gjithashtu kërkon që përgjegjësia të mos bjerë vetëm mbi të, pasi të gjithë lojtarët duhet të mbajnë barrën e rezultateve negative.

“Për mendimin tim, problemi me stafin është se nuk kanë personalitet. Nuk bëhet fjalë për aftësi thjesht futbollistike, ka të bëjë me personalitete në fushë që do ta zgjojnë ekipin në momente të caktuara dhe do të ndërhyjnë që të mos ketë probleme më vonë.

Nuk dua që anëtarët e stafit të fshihen. Unë dua që ata të marrin përgjegjësi. Nëse dikush më afrohej në kampin stërvitor dhe më pyeste për diçka, nuk ndodhte që t’i përgjigjesha dikujt: “Nuk kam kohë” ose “nesër”. Ka pasur raste që lojtarët më afrohen, por më bën të pyes veten pse nuk e bëjnë tani.

E gjeta veten në një moshë ku nuk mund të mendoj për çdo lojtar dhe pothuajse si një fëmijë i vogël, t’i ndërroj pelenat kur të ketë mbaruar. Përgjegjësia duhet të mbetet tek lojtarët e tjerë. Jo vetëm për mua”, ka deklaruar Robert Levandovski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *