E bujshme/ Nis fushata për ndryshimin e rregullave, hiqet goli në fushën kundërshtare

Uefa ka ndërmarrë një fushatë për heqjen e rregullit të golit në fushën kundërshtare. Ky ligj i vendosur në vitin 1965 ka qenë vendimtar në mjaft ndeshje me eleminim. Edhe këtë vit, dy skuadra mjaft të rëndësishme si Juventus dhe PSG u skualifikuan nga Champions League si pasojë e këtij rregulli, pavarësisht se shënuan numër të njëjtë golash me kundërshtarët.

Presidenti i Uefas, Ceferin do të filloj fushatën e kërkimit të mbështetjes nga të gjitha federatat e Europës dhe nëse kjo arrihet, atëherë heqja e golit në fushën kundërshtare do të hiqet sa më parë. Kujtojmë se shumë trajnerë si Wenger, Guardiola dhe Allegri kanë dalë hapur kundër këtij rregulli, i cili sipas tyre është i pakuptimtë, për shkak se të dyja skuadrat shënojnë të njëjtin numër golash. /Elio Hajdari-Sporr Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *