E bujshme/ Myrto Uzuni ngjall interes në Angli, klubi i Premier League-s bie në gjurmët e sulmuesit shqiptar

Myrto Uzuni është duke shijuar një nga sezonet më të mira në karrierën tij. Marrëdhënia me golin ka qenë shumë e lehtë për të në këtë edicion futbollistik, ku udhëheq listën e golashënuesëve në La Liga 2. Sigurisht që me statistikat e regjistruara këtë sezon, nuk është e vështirë që klubet europiane të bien në gjurmët e tij.

Në Spanjë raportojnë se Uzuni ka ngjallur interes në Premier League. Gazetari Luis Millian ka zbuluar për “Koha e Lojës” se Leeds interesohet për shërbimet e futbollistit beratas. Ndërkohë, nga po i njëjti burim mësohet se në bisedime me Granadën ka hyrë edhe Galatasaray. Gjiganti turk ka kërkuar të afrojë Uzunin përkrahë Icardi-t dhe Mertensit, por Granada ka bërë të qartë se duhet paguar klauzola prej 12 milionë eurosh. Një shifër që për momentin duket e lartë për Galatasaray-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online