“Mëkat”/ Gazetari italian kritikon hapur Inzagin: Galjardini më i fortë se Asllani? Do e zgjidhja vetëm nëse…

Inzagi la të habitur shumë tifozë të Interit dhe opinionin sportiv me zgjedhjet e bëra për ndeshjen kundër Kremonezes. Trajneri italian zgjodhi sërish Galjardinin përpara Kristjan Asllanit. Një vendim që del kundër logjikës, duke ditur faktin se i pari do të largohet me parametër 0 në fund të sezonit. Aq më tepër, paraqitjet e tij në fushën e lojës nuk kanë qenë në nivele të larta.

Fabricio Biasin ka kritikuar hapur Inzagin për formacionin e hedhur në fushë. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” ai shkruan: “Galjardini titullar, Asllani në stol. Shpresa është që Galjardini të luajë mirë, por nuk është këtu qëllimi. Mes një lojtari që do të largohet pas pak muajsh të një të riu premtues të tëndin, zgjidhet i pari vetëm nëse është dukshëm më i fortë. Mëkat”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online