E bujshme/ Kishte më shumë se 20.000 euro me vete, arrestohet mbrojtësi i Napolit teksa ishte nisur drejt Greqisë

Sikur të mos mjaftonin rezultatet jo të mira të kohëve të fundit pas nisjes perfekte të kampionatit, Napoli duhet të përballet edhe me skandalet jashtë fushës së blertë. Mbrojtësi Manolas është arrestuar në aeroport teksa ishte nisur drejt Greqisë.

Një denoncim kishte mbërritur se futbollisti i Napolit kishte shumë para me vete, ndërsa policia konfirmoi gjithçka. Shuma kishte tejkaluar normën e lejuar nga transporti doganor nga Italia, që është 20.000 euro. Lojtari është lënë i lirë pasi ka dhënë deklaratën e tij, por çështja nuk është mbyllur këtu dhe në të ardhmen do të ketë zhvillime të reja. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *