Nga Shkodra përfundon si arbitre në Gjermani, Gierle Asllanaj nuk e ndal pasionin dhe ëndërron drejtimin në Bundesligë

Gierle Asllanaj, studentja shqiptare 23-vjeçare e gjeti veten nga shkolla në fushën e blertë, për të gjykuar në nivelet e futbollit të moshave në Gjermani. Aktualisht studion për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Shkencave Rhein-Ëaal, ndërsa në nëntor të 2020 u largua nga Shkodra, vendi ku lindi. Pasioni për arbitrimin nisi që në Shqipëri, ku edhe në vendin tonë ka qenë pjesë e ndeshjeve të moshave. FSHF e konsideronte si një nga arbitret me më shumë prespektivë, ndërsa merrnin pjesë edhe në organizime të ndryshme të UEFA-s. Në një intervistë për “Fusball.de”, Asllanaj ka komentuar për ndryshimin e ambientit dhe gjuhës.

“Duke qenë se unë drejtoj ndeshjet për moshat këtë sezon dhe të rinjtë flasin zakonisht anglisht, deri më tani nuk ka pasur probleme. Para ndeshjes prezantohem me dy kapitenët e ekipeve përkatëse dhe u them se flas më mirë anglisht se gjermanisht. Atëherë ata e dinë dhe ne mund të komunikojmë me njëri-tjetrin në fushë si zakonisht.

Kam qenë edhe asistente në Shqipëri, është bukur edhe tani kur e drejton vetë ndeshjen. Nuk kam luajtur vetë futboll, fatkeqësisht nuk kam pasur talent. Por babai im shikonte shumë futboll në TV ose shkonte në fushën e sportit në Shkodër. Unë kam qenë shumë atje dhe kështu u interesova për këtë sport. Si fëmijë kam luajtur në mënyrë aktive pak volejboll dhe basketboll, por vetëm si hobi.

Ëndrra për në Bundesligë? Sigurisht që është një objektiv shumë ambicioz dhe një rrugë e gjatë për të bërë. Por unë jam ambicioze dhe do të doja të arrij një nivel më të lartë çdo vit nëse është e mundur. Deri më tani, komentet për performancën time si arbitër kanë qenë shumë pozitive, kështu që ndihem i fuqizuar në vendimin tim për të vazhduar hobin tim në Gjermani”, ka thënë Asllanaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online