E bujshme/ Kërkon të marrë stolin e Polonisë, trajneri që u tmerrua nga shqiptarët në suksesin e Europianit

Polonia nuk qëndron asnjëherë e qetë dhe gjithmonë kërkon të zëvendësojë trajnerët. Me Michniewicz në krye, ish-trajnerin e Legias së Varshavë, kjo Kombëtare arriti të kalonte grupet në Botërorin e Katarit. Por kjo nuk mund të mjaftonte për sa kohë loja e zhvilluar nga Polonia ishte aspak bindëse. Për këtë arsye në Poloni janë duke menduar për trajnerin e ri. Një kandidat e ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e tij për të marrë drejtimin e saj. Bëhet fjalë për Paulo Benton, që nuk ka kujtime të bukura me Shqipërinë, përkundrazi.

Në vitin 2014 do të humbiste në shtëpinë e tij përballë Shqipërisë me shifrat 0-1, ku i gjithë stadiumi po vërshëllente dhe nxori shaminë në kuptimin e turpërimit. Menjëherë pas këtij takimi, Bento do të shkarkohej nga Portugalia. Ndërkohë ky trajner mund të marrë drejtimin e Polonisë dhe ta nisë aventurën e tij në kualifikueset e Europianit pikërisht ndaj kuqezinjëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online