Kuqezinjtë e Tetovës janë për t’u vlerësuar me shembullin, gjejnë kohë edhe për fëmijët me aftësi të veçanta

KF Shkëndija vlerëson se nuk duhet të ekzistojnë barriera për shoqërim të futbollistëve kuqezi me fëmijët me aftësi të veçanta. Katër lojtarë të Shkëndijës kanë shfrytëzuar pauzën dhe pushimin dimëror për të kaluar një pjesë të ditës me fëmijët me aftësi të kufizuara. Skuadra kuqezi vazhdon një traditë tashmë shumëvjeçare të manifestimit të kujdesit social për kategorinë e veçantë të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ashtu si në të kaluarën edhe sot Shkëndija e përfaqësuar me futbollistët Egzon Bejtullai, vëllezërit Florent e Reshat Ramadani, Bashkim Velija, ekipi medial e logjistik qëndruan për vizitë te fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Ditore dhe në paralelen e specializuar që funksionon në kuadër të Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online