“Orsaton do ta zërë lemza, por le t’i lëmë teoritë konspirative”! Në Kroaci tregojnë pse humbën: Trajneri i Argjentinës ngriti “kurthin e miut”

Shumë është komentuar për humbjen e Kroacisë në gjysmëfinalen e Botërorit kundër Argjentinës. Më së shumti për penalltinë e fituar nga Alvarez, teksa lojtarët e Kroacisë dhe figura të njohura të futbollit botëror kanë dalë kundër vendimit të Orsatos. Megjithatë në Kroaci janë munduar që të kuptojnë më tepër se pse erdhi kjo humbje. “Le t’i lëmë teoritë konspirative dhe të tregojmë arsyen e vërtetë”, ishte titulli i medias kroate “Sportskejutarnji” që ka treguar se pse erdhi ky eliminim.

“Kroacia do ta detyrojë Orsaton që ta zërë lemzë për javë, madje edhe muaj me radhë. E prishi vërtetë ndeshjen. Por le t’i lëmë teoritë konspirative. Herë pas here Kroacia kishte periudha dominimi ndaj Argjentinës. Në fakt, dukej se Scaloni e bënte vetë dhe qëllimisht që Kroacia të kishte topin, si një kurth të ngritur për miun. Ndryshe nga Japonia, Brazili, apo edhe Belgjika deri në 20 minutat e fundit, këtë herë kishim një kundërshtar tjetër. Ai na shtyu dhe na detyroi që të rrezikonim më shumë. Kjo u shkon fare mirë për shtat lojtarëve të tyre agresivë që punonin mirë në duele dhe përgatisnin një zbritje të rrufeshme me Mesin apo me Alvarez si katapultë”, shkruhet në reagimin e medias kroate. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online