E bujshme/ Jo vetëm Rei Manaj! Zbulohet një tjetër surprizë në listën e Shqipërisë, është koha për idhullin e Tiranës

Lista e Shqipërisë pritet që të publikohet në ditën e dielë, por tashmë kanë nisur që të dalin disa lëvizje të para. “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” ka zbuluar ekskluzivisht se Rei Manajn është lënë jashtë nga trajneri Reja për përballjet ndaj Anglisë dhe Andorrës. Gjithashtu një tjetër informacion i zbuluar nga “Sport Magazine” është edhe kthimi i Ernest Muçit te Shqipëria A sa i përket ndeshjeve të nëntorit.

Ky i fundit është kthyer në lojtar protagonist me Legian e Varshavës pasi i fitoi zemrat e tifozëve të Tiranës, megjithëse nuk po gjen vijushmërinë sa i përket aktivizimit me minutat e plota. Hera e parë dhe e fundit që Muçi u grumbullua nga Reja ishte në ndeshjet e shtatorit. Asokohe diçka nuk i pëlqeu trajnerit të Shqipërisë në stërvitje, duke vendosur që në ndeshjen e parë të transfertës me Poloninë ta ulte Muçin në tribunë dhe më pas e dërgoi te Shqipëria U-21. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online