E bujshme/ “Dashuritë kthehen në urrejtje”! Surpriza vjen në listën e Shqipërisë, Reja lë jashtë Rei Manajn

Dashuritë e mëdha kthehen edhe në urrejtje të këtyre përmasave! Trajneri Reja e kishte Rei Manajn si një prej futbollistëve më të preferuar, duke i besuar shumë këtij sulmuesi. Por shpërblimi nuk erdhi prej lojtarit, që shkaktoi shumë reagime me egoizmin e madh në finalen ndaj Polonisë.

Në minutat e para të “Air Albania”, Uzuni do të dilte i vetëm përballë portierit nëse Manaj do ta shërbente. Me dëshirën për të imituar Armando Brojën dhe për t’u kthyer në hero, do të humbisnim shansin më të mirë dhe e paguam me shuarjen e ëndrrës së Botërorit.

Ndërkohë surpriza e madhe vjen në listën e muajit nëntor. “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” ka zbuluar ekskluzivisht se Rei Manajn është përjashtuar për përballjet ndaj Anglisë dhe Andorrës. Arsyeja është se Manaj nuk po luan me Spezian në Serinë A, ndërsa nga ana tjetër shërben edhe si një mesazh për të ardhmen, se individi nuk duhet të kërkojë kurrë që të ngrihet mbi Kombëtaren. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online