E bujshme/ Interi ndjek me vëmendje Marvin Cunin, talenti i Shqipërisë mund të shkojë larg në Serinë A

Marvin Cuni i habiti të gjithë me kalimin e madh për të shkuar nga Saarbrucken te Frosinone në Serinë A. Pavarësisht se ishte te Saarbrucken, kartoni i talentit shqiptar zotërohej nga ana e Bayern Munchen. Në këto katër ndeshje të parat në Serinë A, Cuni është përdorur në tre takime me periudha të ndryshme kohore, pa shënuar ende gol. Ndërkohë në ndeshjen e fundit të fituar nga Frosinone, Cuni nuk u përdor për asnjë minutë.

Por sipas “Inter Live”, Interi e ka vëzhguar prej disa kohësh Marvin Cunin dhe e ka ende nën vëzhgim. Sigurisht, është ende herët që të flitet për oferta apo bisedime të mëtejshme, por në artikull thuhet se përshtypja e parë është pozitive për Cunin. Tani te Interi presin që Marvini të marrë rolin e liderit te Frosinone dhe nëse do të arrijë të bëjë diferencën, nuk do të vonojë shumë “oferta e jetës”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online