E bujshme/ Interi has konkurencë angleze për Asllanin, dy klube të Premier League-s vëzhgojnë mesfushorin shqiptar

Kristjan Asllani është kthyer në një thesar të çmuar për Empolin. Debutimi në futbollin profesionist është mbyllur në mënyrë të përkryer për mesfushorin shqiptar, që tashmë ka kthyer nga vetja gjithë vëmendjen e Serisë A. Napoli, Milani dhe Interi janë vënë në garë për shërbimet e tij, me zikaltrit që duket se janë një hap përpara të tjerëve.

Por konkureca sa vjen e shtohet, pasi talenti i Asllanit është spikatur edhe përtej gadishullit Apenin. “Calciomercato.it” bën me dije se dy klube të Premier League-s po vëzhgojnë mundësinë për të transferuar 20-vjeçarin. Bëhet fjalë për Leicesterin dhe West Ham-in, që në këtë merkato vere do të përpiqen të gjejnë zëvendësuesit e respektivisht Tielemans-it dhe Rice-t./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online