Partizani dhe Laçi janë duel për futbollistin që sot duhej të kishte varur këpucët në gozhdë. Këtu po flasim për Mentor Mazrekajn, i cili kohë më parë do të linte një njoftim për t’i treguar të gjithëve se e kishte mbyllur me këtë sport, duke shfryrë edhe për sjelljen e tij që ka pasur mungesa të profesionalizmit.
Por sigurisht që Mazrekaj nuk mund të heq dorë kaq lehtë nga futbolli, teksa edhe përse ishte pjesë e ekipeve profesionise në Shqipëri dhe Kosovë, nuk mund t’i jepte kurrë një “jo” miqëve të tij për të zhvilluar kalçeto mbrëmjeve. Së fundmi është “Gazeta Olle” e cila raporton se Gaz Demi ka telefonuar Mentor Mazrekajn dhe është duke u përfolur një rikthim të sulmuesit te Partizani. Të kuqtë janë duke pritur zhbllokimin e rezultatit, ndërsa për Mazrekajn mbetet në lojë edhe Laçi. /Sport Ekspres/