“Tifozë, mos na paragjykoni”! Xhaferi tregon Vllazninë e re: Punojmë 24 orë, trajneri i huaj më i mirë që ka ardhur te ne

Si do të jetë Vllaznia në sezonin e ardhshëm? Kjo është pyetja që shtrohet pasi shkodranët kanë pasur një revolucion në fundin e kampionatit që lamë pas. Por gjithsesi në Shkodër janë optimist pasi më keq sesa mbërritja në diskutim për mbijetesë, për një ekip emblemë si Vllaznia, nuk mund të ketë.

Alban Xhaferi ishte dëshira e tifozëve për të kontribuar jo vetëm në basketboll, por edhe në klubin e futbollit. Menjëherë do të plotësohej dhe vetë Xhaferi e konsiston menjëherë interesin e madh dhe përgjegjësinë që ka ky sport, ndryshe nga puna e mëparshme. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Xhaferi tregon edhe projektin e ri, ndërsa sa i përket trajnerit të ardhur te Vllaznia e konsideron si të huajn më të mirë që ka mbërritur në Shkodër deri tani.

“Vllaznia e basketbollit me atë të futbollit? Është 10 herë më e ndryshme, në kontekstin e angazhimeve, të interesit. Menjëherë pasi u sigurua qëndrimi në Superiore, bëm një organizim të shpejtë pasi koha nuk pret. Vendosëm që të merrnim Djarmatin si drejtor teknik pasi kemi një marrëveshje bashkëpunimi me Rijekën në Kroaci dhe duke e ditur se Matko është një personazh që e njeh gjuhën shqipe, vjen nga bota e futbollit dhe e njeh Superioren, mbërritëm në këtë përfundim. Sa i përket trajnerit, ishte bashkëpunim me grupin e punës. Ishin disa kandidatura vendase dhe të huaja, ndërsa ne të vendosëm që të vinte një trajner i huaj.

Jam optimist që është vendimi më i mirë që është bërë ndonjëherë për një trajner të huaj te Vllaznia. Gjermanët janë shumë striktë dhe duke ditur eksperiencën e tij, kishte disa kërkesa dhe ne po përpiqemi t’ia plotësojmë në maksimum. Ka një skemë krejtësisht tjetër dhe ofron një model profesional. Ndoshta ka disa kërkesa më tepër se mund t’ia plotësojmë ne, por do të bëjmë më të mirën e mundshme.

Të gjithë po punojnë 24 orë për të punuar me lojtarët aktual dhe prurjet e reja, për të mbërritur te objektivi që unë kam thënë, Kupat e Europës. Do të mundohemi që Vllaznia të ketë një fytyrë tjetër në sezonin e ardhshëm. Ne duhet të besojmë të gjithë te kthimi i Vllaznisë, kjo është arsyeja se dhe unë kam ardhur këtu. Ka shumë pengesa dhe vështirësi, por mos dyshoni që po bëjmë më të mirën. I bëj thirrje tifozëve që të na mbështesin, mos të na paragjykojnë se po punojmë ditë natë që të kthejmë Vllazninë atje ku duhet”, ka thënë Xhaferi. /Elio HajdariSport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online