Kush do ta fitojë “Champions League” në këtë sezon? Jemi ende në fazën gjysmëfinale, por emrin e triumfuesit mund ta kemi gati që ditën e premte dhe trofeu mund të jepet në tavolinë. Zgjidhje e pazakontë, por nuk po jetojmë në kohë normale.
Sikur të mos mjaftonte pandemia, “lufta e tretë botërore” ka nisur në botën e futbollin. Për shkakun e krijimit të Superligës Europiane, UEFA do të japi ndëshkimin e radhës për klubet që kanë vendosur t’i bashkohen kësaj nisme.
Chelsea, Reali i Madridit dhe Man City do të përjashtohen që nga “Champions League” i këtij sezoni. Anëtari i komitetit ekzekutiv të UEFA dhe njëkohësisht kreu i Federatës Daneze të Futbollit, Jesper Moller, është shprehur se të premten mund të kemi zyrtarizimin e PSG si fitues të trofeut të Champions League. /Sprot Ekspres/