E bujshme, Felipe Kutinjo refuzon Barcelonën!

Mesfushori i Brzilit, Filipe Kutinjo ka përsëritur faktin se ai është një lojtar i Liverpulit dhe do ta ketë të pamundur t’i bashkohet Barcelonës në verë, pavarësisht dëshirës së klubit katalanas. Gjatë muajve të fundit është folur shumë për një interesim të Barcelonës për yllin e kombëtares braziliane. Deklaratat nga kampi i brazilianit shpesh kanë qenë dykuptimëshe, duke i dhënë dhe më shumë zë fjalëve që qarkullojnë se ai mund të përfundojë në “Camp Nou” deri në mbylljen e merkatos së verës. Kështu ka ndodhur edhe në qëndrimin që ai ka mbajtur të hënën kur është pyetur nga gazetarët e “Liverpool Echo” para ndeshjes miqësore që Brazili do të zhvillojë sot në mesditë kundër Australisë.

“Të flasësh për një temë të tillë është shumë e ndërlikuar në këtë moment. Unë kam një kontratë me Liverpulin dhe kjo është e gjitha. Madje kam një kontratë afatgjatë. Ndaj fokusi im është te e tashmja dhe te kombëtarja e Brazilit. Fokusi im është këtu”- ka thënë ai. Kutinjo pritet të jetë kapiteni i Brazilit sot në mesditë kundër në “MCG Stadium” të Melburnit, 5 herë kampionët e botës do të përballen me Australinë. Kujtojmë se në janar të këtij viti Kutinjo nënshkroi një kontratë afatgjatë me Liverpulin deri në vitin 2022.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *