Prova ose rastësi? Antonio Konte shkarkohet nga stoli i Çelsit dhe mbetet pa ekip, Sarri i merr vendin, drejtuesit kuqezi udhëtojnë në Londër në zyrat e Elliott por takojnë edhe Moratën, ndërsa tifozët e Milanit dalin pro Gatuzos dhe Mirabelit dhe kundër ardhjes së Leonardos…
Sipas tifozëve, bëhet thjesht fjalë për rastësi, por nuk e mendon kështu “Sportmediaset”, që parashikon një skenar të bujshëm. Elliott, që ka marrë në pronësi Milanin dhe që të shtunën do të zhvillojë edhe Asamblenë e Përgjithshme duke ndryshuar drejtuesit (Paolo Skaroni pritet president dhe Leonardo drejtor i përgjithshëm apo teknik), por ndoshta edhe trajnerin Xhenaro Gatuzo.
Konte është i lirë dhe i pëlqen amerikanëve, që janë duke e parë si liderin e ardhshëm të stolit, që do të sillte edhe kampionë te kuqezinjtë, mes tyre Alvaro Moratën, apo Higuain, që të dy ish-trajneri i Italisë i njeh mjaft mirë. Jo vetëm, por Konte është edhe ai që do të bindte Bonuçin për të mos u larguar…
Sakaq, Fasone mund t’I lërë vendin një tjetër drejtuesi, ndoshta atij të Arsenalit, teksa Leonardo do të ishte edhe mbikqyrësi i Mirabelit në këtë merkato vere, teksa drejtori sportiv më pas do të largohej, duke i lënë vendin ose Xhuntolit ose Pradesë.
Një skenar i pamundur? Ndoshta, por jo edhe aq…