E BUJSHME/ Donte të largonte lojtarët me ngjyrë dhe myslymanët, policia në Francë arreston trajnerin e PSG

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, është arrestuar të premten në Nice, së bashku me djalin e tij. Mediat franceze raportojnë se trajneri u ndalua në mëngjes dhe arsyeja është një hetim për diskriminim racor që nga koha kur ai drejtonte Nice.

Të dy do të mbahen në paraburgim për 24 orë dhe problemi me ligjin lindi për shkak të një emaili në të cilin Julien Fournier, ish-drejtori sportiv i Nice, zbuloi se Galtier kërkoi që lojtarët me ngjyrë dhe myslimanët të mos luanin për Nice. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *