“Dukej transferim i rrezikshëm, nuk ka ende një ofertë për të”! Media spanjolle: Myrto Uzuni është një nga sukseset e mëdha të Granadas në vitet e fundit

Myrto Uzuni mbylli një sezon fantastik me Granadan në La Liga 2. Sulmuesi shqiptar realizoi 23 gola dhe ishte protagonisti kryesor në suksesin e ekipit spanjoll, që u shpall kampion dhe u ngjit sërish në elitën e futbollit spanjoll.

Shumë interesime kanë ardhur për lojtarin e Shqipërisë, por duket se nuk ka ende një ofertë zyrtare. “Granadahoy” ka shpjeguar rastin në fjalë dhe e ka cilësuar transferimin e Uzunit si një nga sukseset më të mëdha të ekipi spanjoll.

“Kur Uzuni erdhi te Granada, operacioni dukej i rrezikshëm, por ka përfunduar të jetë një nga sukseset më të mëdha të Granadas në vitet e fundit. Ka shumë ekipe të interesuara për Myrto Uzunin, por për momentin jemi vetëm këtu. Kjo pasi Granada nuk ka marrë një ofertë konkrete për këtë lojtar”, shkruan media spanjolle. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online