Orë tensioni dhe frike! Afati i fundit që Xhanluxhi Donaruma kishte për t’i dhënë përgjigje Milanit sa i përket ofertës për rinovim kontrate, pra deri në vitin 2022 me thuajse 4,7 mln euro në sezon, s’ka ardhur, teksa portieri ka shmangur gazetarët dhe është bashkuar me përfaqësuesen U-21 në Romë, për të përgatitur Europianin U-21. Ditën e sotme, në Montekarlo, familja e lojtarit dhe agjenti kanë zhvillur takim, teksa Raiola pritet që të ketë oferta të tjera dhe ka shtyrë gjithçka. Fasone, sakaq, sipas “Sky”, është i nervozuar nga ajo që po ndodh dhe ka urdhëruar të mos ketë më asnjë telefonatë tjetër drejt portierit, apo ofertë më të lartë. Priste që ai të telefononte dhe thoshte “po”, por ende s’ka ardhur. Shtohet frika e divorcit.