Franca mposht Anglinë, arbitrat dhe teknologjia e bëjnë çorbë

Franca ka mposhtur 3-2 Anglinë në një miqësore që më shumë do të mbahet mend për faktin se për herë të parë në një ndeshje të Anglisë u përdor teknologjia VAR, arbitri shtesë që sheh në televizion rastet e diskutueshme.

Anglia po humbiste 2-1 dhe në fillim të pjesës së parë Dele Alli u fut në zonë, ku u pengua nga pas nga Rafael Varan. Arbitri italian Davide Masa akordoi menjëherë 11-metërsh për miqtë, para se të konsultohej me asistentin që monitoronte videot. Pas një ndalese në lojë, Masa vendosi të largonte me karton të kuq Varanen, pasi arbitri shtesë e këshilloi se faulli meritonte kartonin. Një vendim anormal, që krijon shumë debate, pasi përtej faktit që ishte një ndeshje miqësore, edhe faulli i Varanes nuk ishte i tillë që krijonte hapësirë për dy ndëshkime njëherësh, as më shumë që edhe rregulloret e futbollit kanë ndryshuar dhe duke parë videon, duket se Varane nuk e pengoi qëllimisht kundërshtarin për të evituar shënimin e golit. Sinjal i qartë që edhe teknologjia gabon, ndaj nuk duhet besuar verbërisht se përdorimi i saj do të sjellë drejtësi absolute.

Për sa i përket ndeshjes, Franca tregoi edhe një herë se ka talente pa fund dhe një të ardhme të madhe. Dembele e Mbape ishin spektakolarë dhe Pogba dominoi në mesin e fushës. Nuk mund të mburret Anglia: Stërling, Triper, Bertrand e Batlënd u paraqitën mirë dhe goli i parë, shënuar nga Kejn, ishte mjaft i bukur. Gjithsesi, shumë lojtarë u paraqitën dobët dhe Anglia ishte dukshëm inferiore, duke mos përfituar as kur luajti me një lojtar m shumë.

Herri Kejn shënoi dy gola dhe ky është lajmi i vetëm i mirë për Anglinë, që në mbrojtje u shkatërrua nga sulmet e Francës. Umtiti në minutën e 22-të barazoi golin e parë shënuar nga Kejn në minutën e nëntë, ndërsa Xhibril Sidibe në minutën e 43-të i kaloi francezët në avantazh. Kejn në të 48-tën barazoi nga pika e bardhë, por me një lojtar më pak Franca sërish shënoi, me Usman Dembele në minutën e 78-të.

FRANCË – ANGLI               3-2

Shënues: Umtiti 22’, Sidibe 43’, Dembele 78’ / Kejn 9’, 48’ pen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online