E bujshme/ “Do vijnë lajme të mira për Europën, më tha Takaj”! Marko Radas flet hapur: Do kthehem te Skënderbeu

Marko Radas ka folur për situatën e Skënderbeut teksa korçarët janë në pritje të vendimit për Europën. Gjykata Federale do të thotë edhe fjalën e fundit, ndërsa pritshmëritë mbeten të mëdha tek një përgjigje pozitive. Në një intervistë për “Fansat e futbollit shqiptar”, Radas ka treguar edhe pak nga pohimi i presidentit Takajt që është i sigurt se lajme të mira do të vijnë nga Zvicra. Ish-lojtari i Skënderbeut ka luajtur këtë sezon te Nk Gorica në Kroaci. Ndërkohë është shprehur se mund të rikthehet sërish te korçarët nëse gjithçka do të shkojë sipas planit dhe dënimi në Europë do të hiqet, por këtë herë jo më si futbollist, por me një tjetër rol.

Është viti i parë i juaj jashtë Shqipërisë pas shumë vitesh që kaluat në vendin tonë, a e keni ndjekur Superligën dhe çfarë mendimi keni për Skënderbeun e këtij sezoni, si po ju duket ecuria e tyre?

Po e ndjek Superioren, mendoj se Skënderbeu ka bërë shumë surpriza të mëdha këto vite, sepse të gjithë e dimë si është situata dhe ata kanë qenë në 3-4 vendet e para që të kualifikojnë për kupat e Europës, edhe për të gjitha këto çfarë ata kanë dhënë meritojnë duartrokitje.

Flasim pak për planin tuaj personal, a do e mbyllni karrierën në fund të këtij sezoni apo do ta vazhdoni dhe për disa vite te tjera?

Do mbyll këtë sezon me futbollin profesional. Mjaft ishte. Ishte shumë emocionale për kaq sa zgjati, e ndjej zemrën të mbushur nga kënaqësitë që kam marrë nga ky sport .Ishte një rrugëtim mjaft i bukur.

Si po ju duket niveli i Superligës ketë sezon, a e prisnit Tiranën në krye?

Mendoj se është nivel i mirë, Tirana këtë vit e meriton që të fitoj kampionatin. Këtë vit kanë luajtur shumë mirë. Edhe për këto meritojnë duartrokitje.

A komunikoni shpesh me presidentin Takaj dhe shokët tuaj nga Shqipëria?

Po, normale. Ishte tani para 2-3 ditësh këtu në Kroaci u takova me presidentin Takaj edhe zëvendës presidentin Arlind. Presidenti Takaj është shumë i afërt me mua gjithmonë, gjithashtu ende kam kontakte me disa shokë nga atje.

Me cfarë do te merreni pas mbylljes së karrierës si futbollist. Trajner, drejtor sportiv, menaxher apo do largoheni fare nga bota e futbollit?

Tani varet nga gjykata në Zvicër se çfarë do të bëj unë. Fola me Takajn edhe më premtoi që do dalin lajme të mira, kështu që do vij atje ku është shtëpia ime e dytë në Shqipëri, tek Skënderbeu. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online