E BUJSHME/ “Dhuratë Krishtlindjesh”, Vllaznia kërkon sulmuesin e Kombëtares: Alban Xhaferi i ka bërë ofertë Bekim Balajt

Vllaznia duket se e ka marrë seriozisht në këtë sezon dhe kërkon arritjen te titulli kampion. Pasi ekipi po mban vendin e parë duke kryesuar i vetëm, drejtuesit e ekipit shkodran po mendojnë për dhuratën e “Krishtlindjeve”. Në këtë mënyrë do të jetë e mundur që të afrohet më tepër fitimi i Superiores, për të mos mbetur si një ëndërr që do të jetë më e prekshme në javët e para dhe do të shuhet kur rruga të vijë drejt fundit.

Gazetari Kosta Grillo ka zbuluar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” se te Vllaznia duan sulmuesin e Kombëtares. As më pak dhe as më shumë, por rikthimin e Bekim Balajt në Shkodër. Sipas asaj që ka pohuar gazetari duke theksuar faktin se gjithçka vinte nga një burim i sigurtë, Alban Xhaferi ka biseduar personalisht me Bekimin dhe i ka propozuar ofertën për merkaton e janarit, ndërsa tanimë pritet përgjigja e lojtarit që i duhet të sakrifikojë Sturm Grazin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online