FSHF i ka shtangur të gjithë me njoftimin e fundit që lidhet me ndërtimin e stadiumit kombëtar. Njoftohet se përfundimi është në dyshim për shkak se Ministria e Financave nuk rimburson TVSH-në, ndaj edhe ata po përgatiten për gjyq. Ka kohë që shteti shqiptar është në luftë me Federatën dhe ka pasur sulme të hapura nga deputetë si Erjon Braçe e Bashkim Fino, ndërsa tani lufta kalon te stadiumi.
DEKLARATAT E FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT – “Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.
Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.
Gjithsesi FSHF do t’i drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk u ka dalë mërzia që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016” dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern”.
Arnautistan biringi cok hesap, me stadium ne kulle! Vt! Bomba akoma si ka rene.