Finalja e Conference League do të zhvillohet në Air Albania. Një kaos i madh është shkaktuar nga shitja e biletave për shkak të interesit të jashtëzakonshëm. Vetëm tre orë pas daljes në shitje të biletave në 12:00 dhe…Sold Out.
Por UEFA ka pasur një gabim në kordinim me holandezët. Biletat për tifozët e Feynord do të nisnin në 14:00, ndërsa holandezët ishin të painformuar dhe prisnin në orën 12:00 për të bërë aplikimin e tyre.
Sipas raportimit të klubit të Feynord, UEFA ka kërkuar falje për këtë gabim. Nga ana tjetër ka informuar se 89% e biletave janë marrë nga vendi pritës, pra shqiptarët, ndërsa 11% janë ndarë në 11 shtete të tjera. Kjo konsiderohet si formulë e suksesshme pasi në fund nuk do të ketë tifozë të njëanshëm. /Sport Ekspres/