Gazetarët në Britaninë e Madhe e kanë pasion që shpeshherë të ngatërrojnë futbollin me politikën. Ashtu siç edhe në fakt ndodhi në konferencën për shtyp të Armando Brojës, teksa sulmuesi u provokua me situatën e emgirantëve shqiptarë që po shkojnë drejt Anglisë.
E njëjta gjë është përsëritur edhe me trajnerin e Iranit, Carlos Queiroz, sa i përket të drejtave të grave në këtë shtet, të cilat janë të mohuara. Por tekniku i Iranit mbajti të njëjtin nivel në përgjigje: “Pse nuk pyesni po njësoj edhe disa trajnerë të tjerë? Pse nuk pyesni Southgate, trajnerin e Anglisë apo amerikanët se çfarë po ndodh në Afganistan, pse i lanë gratë atje në baltë?, u shpreh trajneri. /Sport Ekspres/