“E bëmë kundërshtarin të mos dukej“, Ilir Daja i kënaqur me barazimin: Një prezantim të mirë në futbollin europian

Ballkani ka barazuar me rezultatin 1-1 në ndeshjen e sotme kundër CFR Kluzhit. Suharekasit shkuan pranë fitores, por një gol në minutën e 91-të bëri që në fund të kënaqej me vetëm një pikë. Pas përfundimit të ndeshjes, Ilir Daja ka folur për “Art Motion“, ku është shprehur se Ballkani e dominoi lojën dhe ka bërë një prezantim të mirë në futbollin europian.

“Si ndeshje e parë, duke pasur parasysh kundërshtarin me traditë në futbollin europian, duke marrë pjesë rregullisht në këto gara, ishte e mirë. Kontrolli ishte në anën tonë, e bëmë kundërshtarin të mos dukej në pjesën më të madhe të ndeshjes. Presingu ishte i mirë, jam i kënaqur. Na mungoi kapiteni. Më vjen keq që pësuam në fund, por kështu është futbolli. Barazimin nuk do e marrim si humbje, por si prezantim të mirë në futbollin europian”, ka deklaruar Ilir Daja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *