E ardhmja e Anglisë duket në duar të sigurta, pasi ka shumë talente që po promovohen dhe që po shkëlqejnë me skuadra të ndryshme. Sanço, Hudson-Odoi, Loftus-Çik e shumë të tjerë, janë vetëm disa nga emrat që kanë shkëlqyer sezonet e fundit.
Lojtari më i ri që i është bashkuar listët së talenteve më premtues dhe që konsiderohen si e ardhmja e futbollit anglez, është Mejson Maunt. Mesfushori ka karateristika shumë të njëjta me Frenk Lampard, ish-mesfushorin dhe trajnerin aktual të Çelsit.
Ka qenë pikërisht Lampard ai që e mori Maunt në huazim te Derbi Kauntri sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon të ri, iu dha mundësia të punojë me të te Çelsi. Në miqësoren përballë St. Patriks dje, Maunt shënoi golin e parë të Çelsit dhe bëri një paraqitje të shkëlqyer. Sot, bordi drejtues i ka rinovuar kontratën edhe me 5 vite të tjera, me 20-vjeçarin që do të qëndrojë te Blutë e Londrës deri në sezonin 2025.