Frenk Riberi do të vijojë te Bajerni dhe tashmë është zyrtarizuar edhe rinovimi i mesfushorit francez deri në vitin 2019.
Në fakt, Bajerni nuk ka zbuluar asgjë, por Riberi ka bërë një gafë në Instagram, duke postuar foton e momentit të firmës dhe duke shkruar: Sapo rinovova me Bajernin!
Më pas fotoja u fshi, por kishte marrë dhenë me kohë. Riberi ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, por shpesh e kanë munduar problemet fizike dhe në moshën 35-vjeçare nuk pritej që të vijonte në Mynih, aq më shumë që klubi bavarez ka emëruar kroatin Niko Kovaç në stol për sezonin e ardhshëm dhe mendohej se do të niste një revolucion në skuadër, duke ulur ndjeshëm moshën mesatare.
E kundërta po ndodh, sepse Riberi rinovoi dhe tashmë e ka radhën Arjen Roben.