Në Vlorë nuk e vrasin mendjen, Idrizi kërkon rinovimin me Danilo Alvesh

Flamurtari nuk shqetësohet fare nga zhurma e krijuar pas ndeshjes në Vlorë, ku u godit një arbitër dhe më pas nisi spektakli mediatik me intervista nga arbitrat e vëzhguesit, edhe pse me rregullore nuk lejohet të flasin për mediat.

Natyrisht do të ketë dënime për Flamurtarin, duke nisur nga mbyllja e stadiumit, gjoba dhe përjashtimi nga stadiumi për emra të veçantë, por asgjë nuk e shqetëson Sinan Idrizin, i cili vijon punën dhe mendon për të ardhmen.

Sot administratori kuqezi ka takuar sulmuesin Danilo Alvesh, duke biseduar për rinovimin e kontratës të brazilianit, i cili në Vlorë gëzon simpatinë e të gjithëve, për faktin se jep gjithçka në fushë dhe sakrifikohet duke vrapuar pa fund, çka e bën lojtar mjaft të vlerësuar, edhe pse nuk shënon shumë gola.

Ndonëse nuk dihet kush do të jetë trajneri i sezonit të ardhshëm, Idrizi e ka të qartë që Danilo Alvesh mund të joshet nga oferta të tjera, ndaj ka nisur bisedimet. Nuk ka ende akord, por palët nuk janë larg dhe Danilo mund të rinovojë, pasi në Vlorë ndihet mirë dhe familja e tij është ambientuar shumë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online