Polonia vendosi të emërojë një vendas n krye të pankinës dhe Xhani De Biazi mbeti sërish i papunë, nëse mund të thuhet kështu prej faktit se nuk po drejton asnjë ekip. Momentalisht bën specialistin sportiv dhe së fundmi ka folur gjerë e gjatë për ndeshjen mes Interit dhe Totenhemit në Champions League.
Në fund, në intervistën e dhe për “fcinter1908.it”, De Biazi ka folur edhe për të ardhmen e tij. Gjithçka mbetet një mister në fakt, pasi italiani nuk është se tregon ndonjë gjë konkrete.
“Po, po pres më shumë motoviim të rikthehem të drejtoj një ekip. Kam pasur disa kontakte nga kombëtare dhe ekipe të Serisë A”, është shprehur De Biazi, i cili do të mbahet mend në Shqipëri për kualifikimin e kuqezinjve në “Francë 2016”, një ngjarje padyshim historike.