E ardhme bardheblu, Muçi firmos kontratën me Tiranën

Tirana po punon për ndërtimin e një ekipi sa më cilësor për sezonin e ri, por ndërkohë drejtuesit e klubit mendojnë edhe për të ardhmen. Sot klubi ka zyrtarizuar firmën me sulmuesin e talentuar Ernest Muçi, i cili do të jetë pjesë e Tiranës për tre sezonet e ardhshme.

Vetëm 17 vjeç, Muçi ka debutuar në ekipin e parë që në janar, pa mbushur ende 17 vjeç. Që atëherë, 11 ndeshje në Kategorinë e Parë dhe 3 gola, me paraqitje mjaft interesante.

Duke qenë minoren, Muçi nuk kishte kontratë profesionisti me klubin, por që sot është bardheblu edhe me kontratë, pavarësisht se nuk firmos dot ende vetë, duke u përfaqësuar nga babai i vet.

Vitin e ardhshëm me siguri Muçi do të firmosë kontratë të re, me dorën e tij, ndërkohë që Tirana nuk rrezikon ta humbasë “për një copë bukë”, si ndodh shpesh me talentet që evidentohen në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online